Mbrëmjen e djeshme reagoi fituesi i “Big Brother Kanada”, Kevin Jacobs pasi Luizi e përmendi në “BBV”.
Ndër të tjera, kanadezi u shpreh falenderues ndaj publikut ndërsa Luizin e quajti gjeni dhe se duhet të jetë ai fitues i reality show-t.
Mirëpo mbështetjen e kanadezit ndjekësit ia kanë përcjellë Luizit ditën e sotme.
Në shtëpi mbërriti një dron me foton e Kevin Jacobs dhe Luizit me shkrimin: “Team Luiz dhe fituesi i Big Brother Kanada me ty”.
Pavarësisht përpjekjes së produksionit duke i futur banorët brenda shtëpisë, Luizi arriti ta lexonte dronin.