Dy ditë më parë u finalizua edicioni i dytë i Big Brother Vip Albania. Rastësia bëri që rradhitja e finalistëve, të ishte njësoj si vitin e kaluar.
Dy vajzat, Dea Mishel dhe Efi dolën të parat nga shtëpia, duke lënë brenda si finalistin e dytë dhe fituesin, Kristin dhe Luizin.
Kjo rastësi duket se i ka kujtuar Einxhel Shkirës edicionin e kaluar të BBV, ku në finalen e madhe, ajo dhe Beniada, u skualifikuan para Donaldit dhe Ilirit.
Einxhel ka reaguar përmes një shkrimi në Instagram, duke paralelizuar situatat e duke ngritur pyetjen nëse dikush ka probleme me vajzat në vendin tonë.
“DejaVu. Dikush ka dicka kundra vajzave…Shqiperia?!”, shkroi Einxhel.