Christine McVie, këngëtarja dhe tekstshkruesja pas disa prej hiteve më të mëdha të Fleetwood Mac ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Ka qenë vetë familja e McVie që ka informuar për vdekjen e këngëtares si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
“Me zemër të thyer ju njoftojmë se Christine ka ndërruar jetë. Ajo u nda nga jeta paqësisht këtë mëngjes në spital pas një sëmundjeje që zgjati pak. Do të donim pak respekt për privatësinë e familjes sonë në këtë periudhë tqë vështirë dhe gjithashtu urojmë ta mbani Christine-n në zemër dhe ta kujtoni si një qënie të mrekullueshme ashtu si muzikante që duhej nga e gjithë bota.”
Edhe grupi i famshëm i rrokut Fleetwood Mac kur McVie bënte pjesë, zemërthyer bëri një dedikim për ish-anëtaren e humbur.
“Nuk ka fjalë që e përshkruan dhimbjen tonë për Christine. Ajo ishte e rrallë, e veçantë dhe e talentuar përtej çdo fjale. Ishte nga ato muzikante që do të gjithë do të donin ta kishin në grupin e tyre dhe shoqja e ngushtë që kushdo do të donte të kishte në jetë.
Ajo u bë pjesë e Fleetwood Mac pasi u martua me artistin e bass-it John McVie, gjatë kohës kur grupi drejtohej nga kitaristi dhe themeluesi Peter Green.
Fleetwood Mac u shndërrua shpejt në një prej bandave rock më të mira të viteve ’70-’80-të dhe disa prej hiteve më të famshme ishin: “You Make Loving Fun,” “Everywhere”, “Don’t Stop”, etj.