Pak javë më parë Luiz Ejlli komentoi lojën e disa prej banorëve më të spikatur të edicionit të kaluar të “Big Brother Vip Albania”.
“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi.
Ndalur te Arjola Demiri, këngëtari u shpreh se loja e saj i është dukur e shtirur.
Ditën e sotme në “Big Brother Fan Club” ka qenë e ftuar vetë Arjola e cila ka folur për herë të parë rreth deklaratave të Luizit.
“E ndiqja. Luizi (personi që i menaxhon faqen) më ndiqte që në fillim. Unë kam qenë me Maestron sepse e njoh që në studimet e larta. Duke parë shoqërinë time që e duan shumë Luizin, bëra një postim nga SHBA për Luizin. Një ditë më mbrapa pashë se Luizi kishte thënë se ishte banorja më e shtirur e BBVA1 dhe shkas ishte bërë edhe shtëpia. Se nuk e doja shtëpinë për fëmijët por për vete. E gjej pak të ulët. Nuk më bën sens. Unë nuk kam kërkuar shtëpi, por kam thënë se çmimin e dua për shtëpi. Ai nuk është shok i ish-bashkëshortit tim.”-tha Arjola.
Përballë dy miqve që surprizuan artistin në shtëpinë e BBVA, aktorja u shpreh se në asnjë moment të atij rrugëtimi nuk është shtirur as për gjënë më të vogël.
Aktorja theksoi se ndryshe nga viti i kaluar, këtë edicion Luizi ka shtrirë ndikimin e tij dhe i ka vendosur ai rregullat e lojës.
Sipas saj, kjo ka bërë që banorët të kenë “frikë” të jenë të ndjeshëm apo të derdhin lot sepse Luizi do t’ju a përmendi kundër.
Pavarësisht këtyre, Arjola u shpreh se nuk e gjykon dhe as nuk i del kundër Luizit pasi mundohet ta kuptojë pozicionin e tij.
Nga ana tjetër edhe miqtë e këngëtarit thanë se deklarata e tij për lojën e Arjolës ka qenë një gabim.