Një skenë që përfshin Antonelën e “Për’puthen”, avokatin Spartak Ngjela dhe DJ Vin Veli dhe emrin e Bora Zemanit në “Top Arena” po bëhet së fundmi virale.
Gjatë kësaj jave, të ftuar në programin sportiv kanë qenë Vin Veli dhe Ngjela. Ky i fundit ka zhvilluar një intervistë me Antonelën ku nuk kanë munguar pyetjet ngacmuese, lidhur edhe me simpatinë e tij ndaj figurës së Borës si moderatore.
Ndër të tjera, Antonela i drejtohet duke thënë:
“Meqë kemi edhe ish-burrin e Bora Zemanit këtu në studio, i bën gjithmonë, pasi dihet edhe botërisht se ti je i fíksuar pas saj, por si ka mundësi që erdhe herën e parë dhe nuk më bëre kompliment, por as tani…”
Situata kalon me të qeshura dhe pas kësaj fjalën e mori Vin Veli, i cili iu drejtua Antonelës duke mohuar se ka qenë burri i Borës.
“Është një replikë për Antonelën. Unë dhe avokati kemi një të përbashkët, se s’kemi qenë kurrë të martuar!”- u shpreh ai.
Bora dhe Vin Veli ndanë rrugët pas disa vitesh lidhjeje në 2017. Ata kanë një djalë të quajtur Arbor, prej të cilit ruajnë ende raporte miqësore me njëri-tjetrin. Madje pak javë më parë, për herë të parë që nga ndarja e bujshme dyshja u shfaq së bashku në publik në festën e abetares së Arborit.
Nga ana tjetër, Bora prej disa muajsh i ka dhënë fund lidhjes me Donald Veshajn dhe momentalisht ka treguar se i është përkushtuar punës, kurse Vin Veli prej kohësh flitet për një lidhje me një vajzë të panjohur për publikun.