Tre ditë më parë, Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes, duke u larguar kështu nga jeta aktive politike.
Tashmë, ish-ligjvënësen demokrate nuk do ta shohim më në Parlament, por në televizion duke drejtuar një emision.
Grida Duma do të jetë moderatore e emisionit “Top Story” në Top Channel.
Ky lajm është konfirmuar nga Lori Hoxha e cila zbuloi se Duma do të jetë pjesë e këtij grupi mediatik.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Hoxha ka zbuluar dhe ditën se kur do të startojë emisioni. “Të hënën”- shkroi ajo.
Kujtojmë që Grida Duma ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ka qenë edhe drejtuese e Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvendin e Shqipërisë.