Jemi pak ditë larg finales së “Big Brother VIP” e deri tani janë shpallur 3 finalistë: Luizi, Dea dhe Efi.
Ndryshe nga sezonet e shkuara ku audienca ka patur preferenca të ndryshme se kush mund të shpallej fitues i edicionit, këtë herë ka qenë pak ndryshe.
Qysh në muajin Janar, Luizi është parë si pretendenti kryesor për të fituar çmimin e madh e kështu po vazhdon të shihet edhe tani.
Por, çfarë do të ndodh me të nëse ai e fiton këtë edicion?
Luizi nuk ka dashur të tregojë nëse do të bëhet sërish pjesë e muzikës apo do të sjellë projekte të reja, ama ka treguar se çfarë do të bëjë nëse fiton çmimin e madh.
Në një bashkëbisedues me Kristin ai tregoi se ka diçka në mendje, që nuk e kishim imagjinuar kurrë.
Është një ide biznesi, por që ai e sheh si një investim afatgjatë. 37-vjeçari deklaroi se dëshiron të hapë një kopsht për fëmijë.
“E kam ëndërr Krist, të hap një kopsht për fëmijë. E kam pasur gjithmonë. Gjithmonë e kam pasur qejf që të hap një kopsht, të marr 4-5 edukatore, një infermiere, dy sanitare, diku tek 7-8 vetë staf dhe me kamera gjithandej, sepse janë fëmijë dhe ke përgjegjësi të jashtëzakonshme. E kam pasur ëndërr sepse më duket sikur kontribuoj në rritjen e tyre, pavarësisht se unë nuk bëj asgjë sepse nuk do të jem edukator“, tha Luizi.