Shumë afër finales dhe çmimit të madh e banorët tashmë po flasin se si do t’i shpenzojnë paratë si finalist, por edhe nëse fitojnë çmimin e madh.
Ditën e sotme, Luizi ka treguar një ëndërr që ka pasur prej kohësh dhe që mendon ta realizojë nëse fiton çmimin.
Në një bashkëbisedim me Kristin, ai ka treguar dëshirën për të hapur një kopsht fëmijësh.
Luizi: E kam ëndërr o Krist! Me hap një kopsht…
Kristi: Kopsht?
Luizi: Për Zotin, gjithmonë e kam pas ëndërr. Të marrë 4-5 edukatore dhe një infermiere, 2 sanitare, 7-8 vetë staf dmth. Kamera gjithandej, se normal është përgjegjësi e madhe. Me drekë, me të gjitha… e kam pas ëndërr gjithmonë, se më duket sikur po kontribuoj në rritjen e tyre.
Kristi: Investoi mirë lekët që do fitosh…