Sic edhe ju e dini, Fation Kuqari ishte nje nga te paktet konkurrente qe absolutisht nuk i pranonte padrejtesite dhe genjeshtrat qe beheshin brenda apo jashte emisionit.
Pak momente para se te largohej nga emisioni “Perputhen”, ai hodhi akuza te forta per Melisa Lleshi, ku shprehej se ajo kishte krijuar nje lidhje te fshehte me nje nga djemte e “Perputhen”, pa djenine e produksionit, pa djenine e askujt.
Fationi nuk preferoi të jepte detaje të tjera, ndërsa Melisa i hodhi poshtë këto akuza. Edhe pse Fationi nuk e tha emrin e djalit me të cilin pretendonte se Melisa ishte në lidhje, publiku zbuloi se bëhej fjalë për Andi Shehin.
Madje, Melisa dhe Andi e konfirmuan vetë më vonë lidhjen e tyre të fshehtë, duke konfirmuar kështu fjalët e Fationit.
Marrëdhënia mes tyre s’ka qenë aspak e mire, madje ka qene aq keq saqe i ftuar ne “Glamour Zone”, Fationi u shpreh se nese do i duhej te peshtynte nje person ne fytyre, ajo do ishte Melisa.
Por duket se pas përfundimit të emisionit, ujërat janë qetësuar.
Në një intervistë për “Natë Vere”, Fationi u pyet për Melisën dhe habiti me komentin që dha për të. Kësaj here, ai i bëri një kompliment ish-konkurrentes, duke u shprehur se i pëlqen si këngëtare.
“I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare”- tha Fationi.
Me këtë deklaratë, ai la të kuptohet se mes tij dhe Melises nuk ka me hatermbetje dhe se cdo gje eshte kthyer ne normalitet.