Ashtu si edhe shumica e konkurenteve, as Shkelqimi nuk i shpetoi dot tundimit per te debutuar ne muzike.
Teksa ishte i ftuar ne nje interviste per Top Albania Radio, iu be pyetja e zakonshme per cdo konkurent te Perputhen:
“Po ti a do e besh nje kenge?”- u pyet Shkelqimi mes te qeshurash dhe cuditerisht pergjigjia e tij ishte Po, por jo si gjithe te tjeret. Nuk do te jete nje kenge me tekst ku ai do te kendoje me zerin e tij, por do jete thjesht nje muzike ritmike verore.
Duhet thene se gjate gjithe intervistes Shkelqimi u tregua nje njeri me kembe ne toke duke sqaruar çeshtjen e “fames”.
Ai u shpreh se kurrsesi nuk e konsideron veten njeri te famshem, thjesht njeri te njohur per pak kohe per te cilin pas mbarimit te Perputhen nuk do ta permendi me njeri dhe kjo eshte e vertete, shumica e konkurenteve pjesmarres neper programe te ndryshme kane patur nje vemendje te perkohshme.