Disa kohe me pare Elhaida Dani publikoi albumin e saj te titulluar “Zani”, album i cili u pelqye nga nje pjese e madhe e publikut, mirepo nje kritike e Elton Dedes mori vemendjen dhe u komentua kudo neper rrjetet sociale.
Kengetarja Aurela Gace e pergezoi publikisht Elhaiden per punen e saj, ndersa Eltoni ia ktheu me ane te nje komenti:
“Po sikur njesoj kenget…Sigurisht eshte nje perceptim i vogel nga ajo pak qe degjova!”- shkroi ai.
Mbremjen e djeshme Elhaida ka qene e ftuar ne programin “Me ler te flas”, ku u pyet serish per kete ceshtje.
Ajo u shpreh se Eltonin e ka mik te vjeter dhe e vlereson si artist, mirepo gjithsecili ka opinionin e vet ndaj dhe komenti i tij nuk i ka shkaktuar asnje lloj merzie.