Për Kim Kardashian, një ditë e re, do të thotë një akuzë e re.
Një tiktokere symprehtë na tregon se Kim ka edituar një foto ku shfaqet në pishinë, duke shijuar një Aperol Spritz, me syzet e saj futuristike.
Ç’ka edituar? Qafën, që të duket më e hollë.
Që të na e provonte se ka të drejtë, gruaja, e quajtur Caroline, përdori një opsion nga photoshop dhe “korrigjoi” imazhin duke e kthyer në gjendjen fillestare.
https://vm.tiktok.com/ZMNccNYw3/
Kur e zmadhojmë, mund të shohim se ndryshon tekstura e ujit, pasi duket më e tërhequr, shpjegoi ajo. “Tani do t’ju tregoj si duket pa photoshop”, tha ajo dhe tregoi se pas kthimit në gjendjen fillestare, sfondi duket natyral dhe nuk është më efekti i tërheqjes.
Nuk është hera e parë që Kim akuzohet për photoshop dhe në të gjitha herët, dështimi ka qenë spektakolar.
Burimi: /Anabel