Raporti i Krist Aliaj me Keisi Medinin përgjatë kohës që ishin ende pjesë e “Big Brother VIP” u komentua shumë.
Dyshja ishin mjaft të afërt me njëri-tjetrin, por pas hyrjes së Sabianit në BBV, pavarësisht përpjekjes së tij për mirë, gjërat mes Kristit dhe Keisit morën fund.
Për të folur pikërisht për këtë marrëdhënie ka qenë Kristi i ftuar së fundmi në një intervistë.
Ai u shpreh ndër të tjera se me Keisin kuptoheshin mirë por nuk do i kthehet më atij raporti pasi “kur e mbyll një gjë, nuk i kthehet më“.
“Me Keisin ishte njohje, kuptuam që jemi dy njerëz që në situata të vështira kishim nevojë për zonën zonë të komfortit. Ke nevojë për momente të mira autentike, dashuria është gjithmonë nevojë dhe tek Keisi pashë që kuptoheshim shumë mirë.
U krijua një njohje e bukur, por s’kam bërë deklarata të mëdha. Unë reagova si njeri normal, nuk u bëra ngjitës apo shumë pasionant. Jam njeri që kur e mbyll një gjë, nuk i kthehem. Për mua është e kotë të kërkosh më shumë pas kësaj.”- u shpreh ai