Mbremjen e djeshme eshte luajtur ndeshja Zvicer-Portugali e vlefshme per çerekfinalen e Kupes se Botes, ku fituese doli kjo e fundit.
Pavaresisht mungeses ne formacion te futbollistit legjendar, Cristiano Ronaldo, Portugalia ia arriti te fitonte me nje rezultat te thelle ndaj Zvicres, 6 me 1.
Mirepo, ajo qe morri vemendjen me te madhe ishte lenia ne stol e Cristiano Ronaldos. Trajneri portugez vendosi qe Ronaldo ta nise ndeshjen nga stoli.
Megjithese nje reagim nga vete futbollisti nuk ka ardhur ne lidhje me vendimin e trajnerit, eshte Georgina, partnerja e tij ajo qe i “nxjerr thonjte” Portugalise.
Nepermjet nje postimi ne Instagram ajo ka ironizuar vendimin e trajnerit, e duke i dhene merita te medha Ronaldos.
”Urime Portugalia. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, i gjithë fokusi ishte tek ti. Sa keq që nuk mundëm të shijonim lojëtarin më të mirë të botës të luante për 90 minuta. Stadiumi nuk ka ndalur duke bërtitur emrin tënd me të madhe.”
Sipas burimeve, vendimi i lenies ne stol te Cristiano Ronaldos erdhi pas nje revoltimi te ketij te fundit pasi u zevendesua nga trajneri Santos ne ndeshjen ndaj Korese se Jugut. /lokimagazine.com