Është tashmë e qartë se Sabiani nuk është fare pro lidhjes së Keisit me Kristin, gjë që e ka lënë vetë të kuptohet.
Pas disa thumbave me nënkuptime ndaj Kristit në rrjetet sociale, këngëtari bëri një reagim konkret pak ditë më parë ku u shpreh se “nuk mund të vijë një çapaçul të luajë me dy porta”.
Kjo pasi Sabiani beson se Kristi ka një lidhje të hapur jashtë shtëpisë me Zazan, ndërsa e gjithë situata me Keisin është vetëm për lojë.
Mesa duket mbrëmjen e sotme pritet që këngëtari të hyjë në shtëpinë e BBV për të bërë disa ‘dëme’.
Ka qenë vetë Sabiani që ka ngritur dyshimet me anë të një postimi, se do të ballafaqohet me Kristin dhe Keisin.
“Më në fund erdhi momenti që po prisnin. Ka ardhur koha të bëjmë dëme“- thuhet në audion e përdorur nga Sabiani, ndërsa në video ka shkruar: “Do bëjmë dëme sot apo jo? ”
Epo, mesa duket ai është gati të trazojë ujërat mes çiftit të ri në shtëpinë e “Big Brother VIP”!