KiDonald Trump po kalon kohë të vështira dhe gruaja e tij, Melania Trump, nuk po duket asgjëkundi.
Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave në lidhje me pagesat e paligjshme të bëra në fushatën e vitit 2016 që përfshin një skemë për të paguar yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels.
Në sfondin e këtyre akuzave, ish-presidenti i Amerikës u shoqërua nga autoritetet në Manhattan, në pritje të gjykimit.
Në një moment kaq të vështirë për Trump, Melania, bashkëshortja e tij nuk dukej askund, mungesë kjo që ngjalli një sërë dyshimesh se të dy janë në prag të divorcit. Përpara se të paditej më 4 prill, Donald Trump mbërriti në Nju Jork pa gruan e tij, duke i bërë fansat të besonin se Melania ka vendosur të mos e mbështesë më.
Këto dyshime u nxitën edhe nga fjalimi i Trump në Mar-a-Lago, ku ai falënderoi familjen për mbështetjen e dhënë.
Pjesëtarë të rëndësishëm të familjes Trump ishin të pranishëm, duke përfshirë Donald Jr., Eric dhe Tiffany Trump, por pa ish-Zonjën e Parë.
Melania thuhet se ka vendosur të mos e mbështesë fizikisht bashkëshortin e saj sepse është e mërzitur për marrëdhënien e tij me yllin e filmave për të rritur.
Burimi tha për People se:
“Ajo është e mërzitur dhe nuk dëshiron ta dëgjojë më atë. Ajo është e vetëdijshme se kush është burri i saj dhe po përpiqet të shkëputet nga gjithçka”.