Prime i djeshëm i “Big Brother VIP” ishte i mbushur plot dinamika dhe situata u “tensionua” pasi u bë me dije se mes dy çifteve Kristi-Qetsor dhe Olta-Kiara, ky i fundit të dërgohet në nominim.
Pas përfundimit të puntatës, si për “zbutje” të ngjarjeve, Arbana u bëri me dije banorëve se dy DJ e njohur, Pm & Dagz do të performonin për t’a.
E teksa banorët po kërcenin dhe festonin, një bisedë mes Kiarës dhe Kristit ka “shtangur” publikun. Teksa ndodhej pranë tij, Kiara iu shpreh se ai është personi i vetëm me të cilin i pëlqen të rrijë afër.
“Nuk dua te rri me asnje perveç teje. Nuk me rrihet them me asnje. U afrova direkt te ty, se di pse”, dëgjohet ti thotë Kiara-Kristit.