Si bonus i fitores së lojës së imitimeve, Kiara i kishte kërkuar produksionit të “Big Brother Vip Albania” që t’i organizonin një surprizë për të dhe Luizin.
“Vëllai i madh” ja plotësoi këtë dëshirë duke ju dhënë mundësinë të kalojnë disa netë romantike në një suitë, të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë. Kjo deri të martën.
Por mbrëmjen e djeshme Kiara është larguar në mes të natës duke u kthyer te krevati i saj, në dhomën e gjumit, së bashku me banorët e tjerë. Ky veprim ka habitur Luizin i cili kur është zgjuar natën nuk e ka gjetur pranë. Menjëherë edhe ai ka dalë nga suita dhe ka shkuar pranë moderatores për ta pyetur se cfarë ka.
Kiara i tregoi se u ndje e detyruar të largohej pasi nuk po duronte dot të gërrhiturën e tij, e cila nuk po e linte as të flinte. Pas kësaj përgjigje, Luizi është kthyer i vetëm në suitë, duke e lënë Kiarën në krevatin e saj.