Sara dhe Geljani i kanë habitur të gjithë pasi janë deklaruar për njëri-tjetrin. Të dy po flisnin me Ledjanën dhe Blerimin për këtë cështje ndërsa në një moment, ky i fundit i thotë: “Pas dy javësh do e tërheqësh deklaratën”.
Blerimi iu referua Sarës pasi veprimi i saj iu duk i nxituar, por Geljani mori situatën nën kontroll dhe iu përgjigj duke i thënë se “Nëse tërhiqet, do të dalin të dy nga emisioni”.
Ndërsa Ledjana i komplimenton dhe i jep këshilla Geljanit se pjesa më e vështirë është që të mbajë një femër dhe Sara sqaron se nuk janë cift por i vetmi djalë për të cilin ka interes në program është Geljani.
Mbetet për tu parë se si do të shkojë marrëdhnënia e tyre, e cila nisi me debate të mëdha dhe po arrin në një pëlqim të madh.