Për sa kohë qëndroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Bledi Mane nuk bëri shumë miq, megjithatë arriti të gjente një “nuse”, teksa u “martua” me Nitën në dasmën kosovare që u zhvillua në program, madje pati edhe një puthje mes tyre.
Në fakt, në intervistat pas eleminimit, gazetari është shprehur se ka pasur dicka mes tyre dhe do ta presë kur ajo të dalë që të mund ta njohë më mirë, ndërsa tani ai vazhdon e mbështet “nusen” e tij për sa kohë ajo vazhdon të jetë pjesë e reality show-t.
Bledi ka vendosur që të japë mbështetjen e tij për artsiten kosovare, por në një mënyrë të pazakonte, fundja sic di Mane të bëjë.
Bashkangjitur një fotoje që ka qarkulluar në rrjetet sociale sot mes fansave të programit, ku shfaqet Nita gjatë provave të djeshme për “Dancing with Big Brother” e ku duken format e saj vërtetë të bukura, Bledi shkruan:
“100 mijë euro foto. Një arsye më shumë që Olta dhe Dea ta nominojnë Nitën. Qëndro e fortë nusja ime Nita Latifi”.