Gjatë lojës siameze u komentua shumë afrimiteti i Luizit dhe Oltës si dhe përkujdesja që kjo e fundit tregoi ndaj këngëtarit kur ai ishte në gjendje të keqe shëndetësore.
Olta tregoi se, edhe pse janë kundërshtarë në lojë, përkujdesja e saj ishte njerëzore dhe shtoi se në ato momente kishte ngritur flamurin e paqes me Luizin.
Mirëpo, nga ana tjetër Luizi nuk mendoi kështu. Ai u shpreh se përkujdesja e aktores ishte vetëm për lojë dhe vëmendje.
Këto akuza bënë që Olta të prekej dhe të kërkonte një bisedë sqaruese me Luizin pas spektaklit.
Ata kanë diskutuar veçmas në lavanderi, ku për herë të parë kanë zhvilluar një bisedë të këndshme, me kërkesë për falje dhe me një përqafim në fund.
Luizi ishte ai që i kërkoi falje Oltës për mënyrën si ishte sjellë, duke u shprehur se nuk do t’a shohë duke qarë. Por, nga ana e lojës ai tha do e sulmojë edhe më shumë se ka hyrë për lojë.