Një nga evenimentet më të rëndësishme ndërkombëtare kulturore të këtyre ditëve është Festivalit i Filmit në Venecia.
Ky festival, i njohur jo vetëm për prezantimin e projekteve të mëdha filmike nga kineastët, por edhe për shfaqjen që dhurojnë aktorët e artistët që do jenë prezentë në tapetin e kuq, këtë vit do të ketë edhe një prezencë zyrtare shqiptare.
Nuk po flasim për një film, edhe pse ende nuk e dimë nëse do të ketë një projekt të tillë shqiptar, por po flasim për modelen Beniada Jakic, e cila ka bërë me dije së fundmi që ka marrë një ftesë nga Festivali dhe do të jetë e pranishme në 5 shtator.
Ish-banorja e Big Brother shpreson që të përfaqësojë siç duhet Shqipërinë.
Prania e saj duhet të jetë mes dhjetëra modeleve të tjera nga e gjithë bota që zakonisht janë të pranishme në këtë festival, ndërkohē ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë tjetër prezencë shqiptare në Venecia.
https://www.instagram.com/p/CiAJxFksbMx/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Suksese Beniada