Luiz Ejlli nuk është i vetmi që nxori një projekt muzikor gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 2”.
Për 8 mars, Armaldo Kllogjeri këndoi këngën “Ta dije” dedikuar nënave dhe grave.
Mirëpo teksa Armaldo po performonte pikërisht këngën e tij gjatë prime-t, vëmendje të madhe mori dhe kërcimi i Arbana Osmanit, e cila u kthye menjëherë në trend në rrjetet sociale.
Pikërisht këtë moment e ka imituar aktori i njohur, Donald Veshaj mbrëmjen e djeshme në puntatën e parë të sezonit të dytë të “Më lër të flas”.
Donaldi shihet teksa imiton Arbanën dhe duhet thënë se e ka realizuar më së miri.
Në studion e “Më lër të flas” ishte i ftuar dhe Armaldo i cili performoi këngën e tij të re. /Lokimagazine.com