Para dy javësh, Beatrix Ramosaj përmes një postimi në Instastory tregoi se ishte infektuar me COVID-19. Pas disa ditësh në izolim, dy ditë më parë bëri me dije se e mposhti koronavirusin dhe doli nga karantina. Mirëpo, duket se tashmë ajo do përballet me një sfidë tjetër, pasojë e Covid-19.
Në një postim që ka bërë sot, këngëtarja ka treguar në rrjetet sociale se ndihet e dëshpëruar, pasi gjatë kohës që ishte e infektuar ka shtuar peshë dhe i duhet shumë kohë për t’u rikthyer në gjendje që ishte më parë.
“Covid më ka bërë depresive duke shtuar shumë peshë. Sot fillova palestrën përsëri dhe e shoh që do të jetë një rrugë e gjatë që të ndihem vetvetja sërish, por shëndeti vjen në radhë të parë. Hap pas hapi”, ka shkruar Beatrix sipër një fotografie.