Gjate pjesmarrjes ne Për’puthen, Aristela dhe Princi realizuan nje takim romantik bashke ku Princi i “dhuroi” edhe nje qen asaj, por mesa duket kjo ka qene thjesht per te realizuar nje takim te bukur dhe qeni nuk iu dhurua kurre Aristeles.
Ishte vete Aristela ajo qe na e beri te ditur kete teksa ishte e ftuar ne nje interviste per “Ne pranga” te TOA. Ajo u shpreh se qeni ishte i nje shoku te Princit dhe ai e solli sa per takimin, por ne fund e mori prape.
Princi i eshte kunderpergjigjur Aristeles duke thene se ajo vete ishte ne dijeni te kesaj gjeje, se qeni ishte sa per te realizuar takimin, madje edhe pronari i qenit ishte shoku i perbashket i te dyve. Pra, edhe Aristela edhe Princi kishin rene dakort per ta bere takimin ne ate menyre.
Gjithashtu, Princi u shpreh se ai qen kushtonte €3000 dhe nje dhurate me kete vlere ai nuk ia ka bere as mamase se tij dhe jo me Aristeles qe ne takimin e pare.