Me pjesmarrjen e Amos Zaharia në “Big Brother VIP” u rikthye në qendër të vëmendjes edhe e shkuara e tij dhe jeta private.
Aktori ka qenë për shumë kohë pjesë e mediave për shkak të lidhjes 6 vjeçare me këngëtaren Gigliola Haveriku.
Kjo e fundit ishte e ftuar në një intervistë për “Se Luan Topi”, ku është pyetur për përjetimet e saj pas ndarjes nga Amos.
Gigliola tregoi se nuk e ka përjetuar aspak mirë, por ka kaluar atake të shpeshta paniku dhe depresion, teksa shtoi se pati një humbje drastike peshe deri 48 kile.
https://www.instagram.com/reel/CroM5w_pJgU/?igshid=YmMyMTA2M2Y=