Ka disa dite qe ne rrjet po qarkullojne kudo video te vajzes se vogel pjesmarrese ne emisionin e talenteve “T'ka mami yll”, ku u bullizua per peshen e saj nga ana e dy moderatoreve: Albi Nakos dhe Erjona Rusit.
Reagime te shumta ka patur nga ana e publikut, por edhe nga figurat publike, duke i dale kunder dy moderatoreve per cdo ironi dhe fjale te thene kundrejt vajzes se vogel.
Per kete rast ka reaguar ashper edhe Melisa Lleshi, e cila vuri ne pah zgjedhjen te cilen dy moderatoret i vune perpara vajzes, nese do te mund te zgjidhte midis ushqimit apo kercimit, gjithashtu i dedikoi edhe ca keshilla te vlefshme asaj.