Nje deklarate e turpshme feministes, Zana Avdiu ne nje postim ne rrjetet sociale i ka habitur te gjithe.
Ne te ajo shprehej se gjesti i futbollistit Granit Xhaka ne ndeshjen kunder serbise eshte i nje “rrugaci” dhe i nje niveli zero.
“Akti i Granit Xhakes eshte per turp. Akt prej nje rrugaci. Dhe fatkeqesia eshte qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”, shkroi Zana Avdiu.
Kete deklarate, ajo e zhvilloi diten e djeshme edhe ne nje emision televiziv.
“Lojtaret nuk duhet te binin ne presionin e madh ndaj nje ekipi qe nuk di ta ndaje sportin dhe artin nga politika. Dy dite rresht ne merremi me nje gjest qe degradon fytyren e vete Granitit.:
Me tej ajo shtoi:
“Te gjitha rane ne hije me ate gjest te Granitit. Festa e golit te pare, shqiponja e tifozes dhe fakti qe Shaqiri hyri ne mesin e Ronaldos e Messit ne rekorde. Po ta pyesim tani Xhaken do te thoshte se nuk do ta bente, njesoj sic e mohoi arsyen pse veshi fanellen e Jasharit”.
Keto deklarata mjaft te turpshme te Zana Avdiut e morren pergjigjen e merituar nga babai i futbollistit Granit Xhaka, Ragipi, i cili foli gjate nje lidhje direkte.
“Graniti eshte lenduar nga keto njerez si kjo zonja, jo nga kundershtaret apo armiqte. Kemi mbi 20 mije gra te dhunuara, ai eshte munduar te tregoje se ata (serbet) kane dhunuar grate kosovare, ndersa kjo cohet e i thote rruga. Ajo eshte rrugacja, duhet te kete kujdes kur flet per familjen Xhaka.
Ti vije turp! Ajo nuk e di cfare eshte sporti dhe krenaria. I kundervihet nje djali qe eshte gjak shqiptari, qe na ben krenare. Me vjen keq si nje femer shkruan nje fjali te tille. Asnje fjale nuk degjova per thirrjet e Serbise. Familja Xhaka nuk eshte dorezuar asnjehere ndaj pushtuesve. Graniti nuk ka bere gjest politik e as shovinist. Eshte turp i saj qe mbron tezat e serbise”, perfundoi ketu deklaraten e tij Ragipi, i ati i Granit Xhakes.
Mirepo, si per te mos u mjaftuar me turpin e saj, Zana Avdiu reagoi serish ne rrjetet sociale.
“Ai gjesht i Xhakes paraqet sulm seksual, paraqet dhune seksuale. Kemi pasur shume momente te tjera qe mund te ishim ndjere krenar ne ate ndeshje”.
/lokimagazine.com