Dy dite me pare, aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo u arrestua nga policia pasi u kap duke drejtuar mjetin pa patente.
Gjykata e Tiranës ka marre sot vendimin per Albano Bogdon. Sipas burimeve te “Vip-Magazine” gjykata ka lene te lire aktorin por i ka caktuar masen e detyrimit te paraqitjes.
Kujtojme se kjo nuk eshte hera e pare qe aktori ka probleme me policine.
Disa jave me pare vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në vendin tonë. Për shkak se presidenti kishte shkuar në xhaminë e Et’hem Beut, i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij.
Por bllokimi në trafik për orë të tëra ka sjellë acarimin e gjithë drejtuesve të mjetit, mes tyre edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.
“O legjendë, pse bën sikur nuk dëgjon?! Hape rrugën të kalojnë makinat. Ju q*fsha mu në Erdogan. Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,” – dëgjohet aktori i nervozuar.
Ndërkohë që efektivi i Policisë me qetësi nuk i kthen përgjigje por vijon me punën për të ndarë trafikun në zonë, për t’ju rikthyer normalitetit. Por pikërisht në këtë moment, aktori i afrohet dhe duke e prekur edhe fizikisht, fillon vetë që të drejtojë trafikun: “Hë ç’a do bësh?”
Për të qëndruar pranë kolegut të tyre, janë ofruar edhe efektivë të tjerë.