“Big Brother Vip” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku personazhet dinamike nuk mungojnë. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po bëjnë gjithçka për çmimin e madh, teksa mes tyre nuk mungojnë as debatet e forta ku gjithashtu shkëmbejnë fjalë të rënda me njëri-tjetrin.
Një nga debatet e ndodhura së fundmi, ishte ai mes Ilirit dhe DJ DAGZ, ku ky i fundit i drejtohet Ilirit duke i thënë se edhe ai vetë është shqiptar. Mirëpo, Iliri nuk ishte aq dakord me të, teksa iu drejtua duke i thënë se është kosovar.
Por nëse mendonit se fjalët e ashpra do të mbaronin me kaq, gaboheni. Duket se ky debat mes dyshes, ka nxitur reagimin e Burim Ademit, i cili e ka ripostuar debatin duke e shoqëruar me një mesazh shumë të fortë për kombin tonë, por megjithatë, nuk munguan as ofendimet dhe fyerjet për Ilirin, i cili kujtojmë se ka një karrierë shumë të suksesshme si balerin në Itali.
“Shqipëri dhe Kosovë mos u ndikoni nga disa plehra si puna e këtij, që mundohen të bëjnë përçarje. Ne jëmi 1, Kosovë, Shqipëri, shqiptarë të Maqedonisë dhe çdo shqiptar tjetër…”, u shpreh Ademi.
https://www.instagram.com/p/CX4FUhcIrBZ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=94c5d8a3-a342-4317-a4b8-c0aed6f62290