Parashuta qe fluturoi mbi shtepine e “Big Brother VIP” e cila mbante daten 9 Janar dhe perkonte me ditelindjen e Bores, shkaktoi pafund komente dhe reagime ne rrjet e jo vetem.
Ajo u komentua nga vete çifti Donald-Trixa, u hap si teme diskutimi gjate spektaklit Live e gjithashtu u komentua shume edhe ne rrjetet sociale ku disa e konsideruan si nje ngacmim te bukur ndersa te tjere e quajten si nje veprim te shemtuar.
Persa i perket kesaj ngjarje, nje reagim e beri edhe moderatorja e “Fan Club”, Dojna Mema e cila ishte me mendimin se, nga ana njerezore, ajo parashute ishte gjeja me e shemtuar qe kishte pare ajo shtepi.