Në përgjithësi tek femrat kjo lloj ëndrre përçon një ndjenjë të tmerrshme, aq sa mund edhe të zgjohesh papritur duke prekur barkun për t’u siguruar që ishte vetëm një ëndërr.
Këto lloj ëndrrash përfaqësojnë fillime të reja, lidhje me njerëz të rinj, njohje, ndryshime në jetën personale dhe atë profesionale apo diçka që do të ndodhë në të ardhmen dhe që po e kërkon.
Nëse dëshira për të pasur fëmijë është diçka që e ke në plan, ëndrra mund të jetë një sinjal për ta bërë konkrete dëshirën.
Por, nëse shtatzënia është shumë larg mendjes, atëherë ka shumë të ngjarë që fëmija në ëndërr është vetëm një metaforë për diçka të re që po të sjell jeta.