Si e eleminuara e kesaj jave, Egzona ishte e ftuar ne “Fan Club” ku pati dhe nje debat me shoqen e ngushte te Arjoles, Adriana Matoshin, pasi Egzona ishte shprehur se Arjola nuk e kishte pritur mire ne shtepi.
Pas ketij debati, ne nje moment Adriana u shpreh se Einxhelit nuk i kishin ndejtur afer aq sa duhet e per kete Egzona tregoi dicka qe ndjekesit nuk e kane pare.
Ajo tregoi se “Vellai i madh” u ka komunikuar banoreve se vetem Donaldi dhe Beniada do te kujdeseshin per Einxhelin, e kjo per te mos perhapur panik tek shikuesit dhe tek familjaret e Einxhelit.
Por keto fjale te thena nga Egzona jane interpretuar ne nje menyre krejt ndryshe.
Neper rrjetet sociale eshte thene se Donaldi eshte perpjekur te duket si “hero” qe i ka ardhur ne ndihme Einxhelit kur ne fakt ky ishte nje urdher i produksionit.
Pas ketyre videove dhe komenteve qe filluan te qarkullonin, Egzona eshte ndjere e detyruar t’a sqaroje serish situaten duke thene se Donaldi dhe Beniada ishin dy banoret qe u zgjodhen nga produksioni per shkak te vullnetit dhe te ndihmes me te madhe ndaj Einxhelit, duke permendur ketu edhe ndihmen e banoreve te tjere, ne kohen qe ishte e nevojshme.