“PO-ja MË E LEHTË”, Çifti i njohur kurorëzojnë dashurinë e tyre

Simone Biles dhe Jonathan Owens janë fejuar! Simone e bëri të ditur këtë lajm në llogarinë e “Instagram”-it për të ndarë fotot mahnitëse të propozimit.

Në foto dukej Jonathan i ulur në gjunj, ndërkohë që Simone ka shkruar në postim “PO-ja MË E LEHTË”.

“Mezi pres të jem përgjithmonë me ty, je gjithçka që kam ëndërruar dhe më shumë! Le të martohemi I FEJUARI IM!”

Ajo nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur propozimi, por data na bën të mendojmë se ndoshta ka qenë një surprizë e ditës së Shën Valentinit.

Ndërkohë, edhe Jonathan postoi fotot e propozimit, duke shkruar: “U zgjova këtë mëngjes me një të fejuar”.

Ai gjithashtu zbuloi se Simone “nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte”.

Simone dukej absolutisht mahnitëse në fotot e propozimit, e veshur me një fustan të zi lëkure dhe këpucë të zeza me majë të hapur. Flokët e saj ishin të stiluar me kaçurrela të gjata.

https://www.instagram.com/p/CaAIDmnu7CP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cbc3c9dd-e0de-490b-b9ca-edc8a1708b0a