Einxhel ka reaguar ashpër ndaj lojës që produksioni i dha Triksës ku ju kërkua të bënte banorët të besonin se mes saj dhe Donaldit po ndodhnin debate të forta.
Triksa pak orë më parë bënte si histerike ndaj Egzonës për shkak se kishte marrë udhëzime në dhomën e rrëfimit.
Kjo situatë u prit shumë keq nga Egzona dhe shumë banorë të tjerë.
Video ku Einxhel nuk kursehet ndaj produksionit dhe lojës po bën xhiron e rrjetit.
‘Unë nëse do ta kisha parë tjetrën të katandisur në atë gjendje nuk do ta vazhdoja. Punë e madhe loja më plasi, këtu për një lojë po i shesim shpirtin shejtanit.’
Nga ana tjetër dëgjohet Dagzi teksa i thotë se nëse nuk e bën penalizohej. Me sa kuptojmë të qenurit në atë shtëpi nuk është aq qef sa duket nga ekrani.