Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të komenuar të momentit. Romanca e tyre nisi në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe dyshja shpejt mori pëlqimin e fansave, teksa kishte edhe nga ata që u kthyen kundër çiftit.
Trixa dhe Donaldi kaluan shumë, pasi një lidhje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri padiskutim që do të ishte intensive.
Lotë, përqafime, të qeshura, zënka e momente të ngrohta i shoqëruan çiftin përgjatë rrugëtimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e “BBV”.
E ndërsa për Donaldin kjo eksperiencë e mrekullueshme vazhdon, për Trixën ndali pak ditë më parë.
Artistja vetëm pak ditë më parë, publikoi këngën e saj të re bazuar në historinë e vërtetë të dashurisë me Donaldin. Kënga quhet “Faj” dhe tregon anën e saj të gjithë kësaj historie.
Vetëm pak më parë, në shtëpinë e “Big Borther VIP” u dëgjua kënga e Trixa-s dhe kjo padyshim që pati reagim te Donaldi dhe jo vetëm.
Lotët nuk munguan as nga Einxhel, e cila duket se u përlot nga fjalët e bukuroshes për Donaldin edhe pse marrëdhënia mes tyre së fundmi nuk ka qenë aspak e mirë. Ka qenë Beniada, ajo e cila ju afrua menjëherë duke e mbështetur miken e saj.
Teksa reagimi i partnerit të saj për fjalët dedikuar atij na preku të gjithëve.
https://www.instagram.com/p/CZZQe78B4Qz/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b84f212f-59e6-429e-9c00-1ae5d64d049a
Rikujtojmë se, para disa ditësh Einxhel lëndoi krahun e saj dhe kësisoj u detyrua t’i nënshtrohej një operimi i cili përfundoi me sukses. Bukuroshja u rikthye në lojë për të vazhduar garën, teksa banorët e tjerë po përkujdesen për të.