Mikela e përlotur: Do deklarohesha për Erionin, por…

Mikela është deklaruar për Erionin këtë të shtunë.

Mes lotësh ajo tregoi se Erioni e kishte marrë vesh se ajo donte ta surprizonte duke u deklaruar për të dhe nuk ishte prezent në studio.

“Mendova që do ishte ndryshe, do gëzohej,” – tha Mikela ndërsa sqaroi se i kishte thënë Erionit se nuk pretendonte që ai të deklarohej për të.

Erioni ka hyrë në studio dhe e ka përqafuar Mikelën, nga ku më pas lindi dhe një kërcim romantik.

“Më ndihmo të mos dridhem kaq shumë,” – u shpreh Mikela e cila nga sot do të jetë e fokusuar vetëm te Erioni, ndërsa ky i fundit nuk u deklarua dhe e ka rrugën të hapur për takime me vajzat e tjera.

Sidoqoftë ai pohoi se kishte menduar të largohej fare nga programi dhe se deklarimi i Mikelës do të ndryshonte rrugëtimin e tij.