Mbremjen e djeshme gjate Live Show u percoll nga moderatorja Arbana Osmani, vendimi i Beatrix per te mos u bere pjese e takimit te djeshem me Donaldin ne shtepine e BBV.
Kjo u komentua duke thene se Trixa ishte merzitur me batutat e bera nje nate me pare, kryesisht mes Donaldit dhe Ermalit per shkak se ky i fundit permendi persona te trete, pra Bora Zemanin.
Por, kusherira e Beatrix, Anxhelina, tregoi me ane te nje komenti ne profilin e Ermal Mamaqit se ne fakt ajo nuk ishte merzitur me te, por me batutat e Salsanos ne lidhje me filmin, ku teksa perfshiu dhe Trixen ne film, permendi vrasje e therje mes saj dhe Bora Zemanit.
Pas ketij shpjegimi te Anxhelines, Salsano reagon me nje video ironizuese ku i drejtohet Ermalit per te bere nje film te titulluar “Big Kanibal”, ne menyre qe Salsano te perfundoje i vdekur dhe te gjithe fansat e “Big Brother VIP” te dalin te kenaqur nga kjo gje.
Ky hiperbolizim i fjaleve “vrasje e therje”, te thena nga Salsano naten e meparshme, u be per te treguar se ajo cka ndodhi ishte e gjitha ne konteksin e shakase.