Me këtë që tha për Sheilën, Kledi i hodhi dhe njëherë benzinë zjarrit

Prej disa javësh dy ish-banorët e “Big Brother Albania VIP” Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj janë përfolur për një lidhje dashurie.

E dukej se këto dyshime u finalizuan pas postimit të një fotoje ku ata ishin të përqafuar e të buzëqeshur. Megjithatë, ata treguan se arsyeja e afrimitetit ishte videoklipi i këngës së Sheilës.

Por, duket se të dy ata “ndezin” herë pas here, dyshimet për ta.

Së fundmi, në një intervistë të “Prive”, i pyetur për statusin e tij, refuzoi të përgjigjej, duke thënë thjesht “No Comment”.

Ndër të tjera Kledi është pyetur edhe për marrëdhënien me ish-banoren.

“Raporti me Sheilën, miqësi apo më shumë”, u pyet këngëtari, ndërsa përgjigja ishte gjithçka veçse e paqartë.

“Miqësi, e përzier”, tha ish-banori, duke shtuar sërish dyshimet.

Po ashtu, ai tregoi se asnjë nga banorët nuk e ka zhgënjyer, dhe se nga eksperienca në “Big Brother VIP” ka fituar shumë dhe ka njohur njerëz të mrekullueshëm.