Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, prej disa kohësh ka qëndruar në heshtje sa i përket të ardhmes së saj në televizion.
Se fundmi ajo ka qene ne moderim te emisionit “Shiko Kush Luan”, mirepo i nderpreu marredheniet me ekranin duke mos sjelle nje tjeter sezon te emisionit te saj argetues, megjithese kohet e fundit i ka vene ne dyshim fansat per nje rikthim te mundshem.
Luana ka shqyrtuar ofertat nga televizionet e ndryshme dhe tashmë është në prag të një marrëveshje të re.
Portali Syri Net ka publikuar një video të saj nga takimi me pronarin e televizionit ABC në Tiranë.
Sipas burimeve të të njëjtit medium, televizioni në fjalë i ka ofruar pagë mujore mbi 15 mijë euro për të qenë pjesë e tyre dhe kjo e ka bindur Luanen.
Luana nuk ka dhënë detaje konkrete mbi këtë temë, megjithatë u ka premtuar fansave se shumë shpejt do të kthehet në televizion.
Moderatorja tashmë do të rikthehet në televizion në një format komplet tjetër dhe do të jetë shumë interesante se si do të përshtatet në formatin e ri.