Antonela Berisha ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram” që padyshim është një hap i madh në karrierën e saj si ‘influencer’ dhe ‘showgirl’.
Ajo ka bërë me dije se do të jetë pjesë e festivalit të njohur të “Sanremo”-s këtë vit, duke qenë një nga të ftuarat e natës. mediassist
Ky lajm fillimisht është publikuar nga gazetat si dhe portalet italiane, të cilat, ish-konkurrentja e “Big Brother Albania” i ka ripostuar në llogarinë e saj të “Instagram”, duke e verifikuar edhe një herë.
“Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale.
Tashmë showgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022”, thuhet në shkrim.
Festivali prestigjoz i muzikës “Sanremo” do të nisë ditën e martë më datë 1 shkurt dhe do të përfundojë të shtunën më 5 shkurt. mediassist
Mbetet për tu parë se si do të duket Antonela në këtë rrugëtim të ri ndërkohë që i urojmë sa më shumë suksese. mediassist