“Imagjino te me vije ai…”, Fansat jane te bindur se kjo video e Bores eshte nje “DISS” per Donaldin

Bora Zemani dhe Donald Veshaj ishin padyshim personazhet më të përfolur muajve të fundit.

Takimi që patën në Big Brother dha shpresë për ribashkim, te cilat u shuan pas lidhjes së aktorit me Beatrix.

Por pasi dyshja u ndanë menjëherë pas daljes, fansat filluan sërish me thirjen për ribashkim mes Borës dhe Donalit.

E një gjë e tillë duket e pamundur të ndodh, të paktën kështu u mor një postim i fundit i prezantueses në TikTok ku përmes një zëri fëmije ajo jep një mesazh që nga të gjithë u besua se është për Donaldin.

‘’Imagjino të më vijë ai kështu dhe unë ta shty t’i them jo sdua’’, thotë Bora në video ku tregon një unazë dhe e ka fjalën për propozim, të cilin thotë se do ta refuzonte.

Menjëherë pas publikimit të videos fansat e lidhën me Donaldin.