Duket se aktori, Donald Veshaj, po e ndjen shumë mungesën e këngëtares, por njëkohesisht edhe ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Beatrix Ramosaj.
Sot banorët e kishin mundësinë të përshëndesnin me një këngë personin e tyre të zemrës dhe Donaldi ka zgjedhur një këngë që i dedikohet vetëm Trixës dhe atij. Kënga titullohet “Fire on fire” të këngëtarit të njohur, Sam Smith.
Donaldi tregon që kjo është kënga e tyre ndërsa më vonë u shpreh se e do shumë Beatrixën.
“Do doja që ta përshëndesja Trixa-n me “Fire on fire” të Sam Smith, është kënga jonë. I them që më mungon shumë dhe e dua shumë. Dhe i them që të mos më japë karton të verdhë se kartonin e parë të verdhë ma dha ditën e premte”, u shpreh Donaldi.