Emily, vajza Ilirit ka zbuluar se nuk do të vijë në Tiranë për të mbështetur nga afër të atin në finalen e “Big Brother VIP”.
Ajo ka zbuluar në rrjetet sociale se është infektuar me Covid-19 dhe nuk mund të udhëtojë. Megjithatë, bashkëshortja e balerinit, Emanuela do udhëtojë drejt vendit tonë për ta pritur atë pasi të dalë.
Por, kjo nuk është e gjitha pasi takimi i tyre nuk do jetë i zakonshëm. Një nga surprizat e shumta që produksioni ka përgatitur për finalen e sotme të “Big Brother VIP” është edhe takimi i Emanuelës dhe Ilirit.
Ata kanë muaj që nuk janë takuar dhe takimi i parë pas kaq kohësh do jetë i veçantë. “Panorama Plus” shkruan se mes shumë surprizave është edhe futja e Emanuelës në shtëpi për të kapur në befasi Ilirin.
Kujtojmë se Emanuela ka surprizuar Ilirin në shtëpinë më të famshme në muajin tetor.
Atëherë takimi i tyre nuk ishte edhe aq i ëmbël pasi Emanuela shprehu disa kritika rreth faktit që Iliri kishte folur për tradhëtinë e tij dhe se Beniada e kishte lëpirë në faqe.
Disa herë Iliri është shprehur i shqetësuar për reagimin e saj dhe pak ditë më parë në një bisedë me Monikën tha se reagimi i saj ishte i frikshëm.
Burimi: /News-31, Panorama