Diten e sotme Antonela Berisha ndau nje lajm te gezueshem me ndjekesit e saj, ku tregonte se ajo do te jete e ftuara speciale e festivalit me te madh te muzikes Italiane, “Sanremo 2022”.
Antonela ka qene vajza qe ka krijuar fame ne nje hark te shkurter kohor, e kjo si pasoje e pjesmarrjes ne dy programet me te bujshme te “Top Channel”, ne “Per’puthen” dhe “Big Brother VIP”.
Kujtojme se ne vitin 2020 nje tjeter shqiptare qe u ngjit ne skenen madheshtore te “Sanremo” ishte Alketa Vejsiu, e cila shpesh ka treguar se ai festival ishte endrra e saj qysh ne femijeri e me ne fund pas shume vitesh pune te palodhur, ajo arriti te prezantonte ne mesin e 10 moderatoreve te tjera.
Duke qene se Antoneles iu desh shume pak kohe per te arritur ne Sanremo, duket se kjo gje nuk i ka pelqyer fort Alketes, ose te pakten kjo u la te kuptohej.
Ne portalin e saj mediatik “Revista Class”, i eshte dedikuar nje artikull edhe pjesmarrjes se Antoneles ne “Sanremo” e ajo cka mori vemendje ishte titulli paksa ngacmues dhe ironik, megjithese ne brendesi te artikullit nuk kishte asnje koment negativ.
“Nga ‘Big Brother VIP’ e ftuar speciale ne Sanremo?“, ishte titulli dedikuar Antonela Berishes.