Presidenti i Ukrianës, Volodymir Zelensky, ka njoftuar se do ua rrisë rrogat ushtarëve ukrainas në 3 mijë euro në muaj, duke thënë se po e bën këtë për t’ua bërë me dije se sa populli ukrainas u janë mirënjohës atyre.
“Duhet ta kuptojmë se për momentin gjëja më e rëndësishme është të jesh një ushtar, që të mbrojmë shtetin, dhe për këtë dua që ata të paguhen siç duhet për këtë punë”, tha presidenti ukrainas në adresimin e tij.
“Ne do të paguajmë ushtarët tanë të armatosur deri në 3 mijë euro në muaj. Nuk po e bëj këtë që të dëgjoj falënderime nga ata, por që t’ua bëj me dije se kombi u është mirënjohës atyre”, u shpreh tutje ai.
“Dhe kështu do të jetë deri në fund të luftës. Rroftë Ukraina!”.
Sipas mediave, paga e ushtarëve është disa herë më e lartë se e vetë Zelenskyt i cili paguhet 832 euro.