Zbuloi sherrin mes motrave, Genta Gixhari “sqarohet” me Zhaklinen pas daljes nga BBV

Ditën e sotme në rubrikën “Diell apo Hënë” në “E diell”, ishin të ftuara përballë njëra-tjetrës Gerta Gixhari dhe Zhaklina Gjolla.

E padyshim gjatë lojrave, nuk kishte si të mungonin pyetjet rreth Big Brother Vip Albania.

Momentalisht Gerta ka motrën e saj brenda, Oltën, ndërsa Zhaklina ishte një ndër banoret që pati përplasjen e parë me aktoren brenda shtëpisë.

Të pyetura nga Nevina Shtylla, Gerta ka treguar bisedën e tyre të parë pas daljes së Zhaklinës nga BBV.

Megjithëse nuk e përmendi sherrin e përfolur në rrjet me të motren e vet, Gerta e nisi historinë në vetën e tretë, ku u shpreh se kanë pasur një bisedë të thjeshtë në shenjë mirësie dhe se Zhaklina nuk ka pasur asnjë problem me Oltën brenda shtëpisë.

https://www.instagram.com/reel/CncbMoMIUOF/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9da128f1-4e52-45c6-9dcb-4e8f3b3560a3

Kujtojmë se raportet mes Gertës dhe Oltës thuhet se nuk janë aspak mirë. Dyshimet u shtuan më shumë kur u vu re se ato nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale

Gjithashtu, Gerta nuk ka treguar asnjë mbështetje për motrën e saj qëkur është bërë pjesë e programit, ashtu siç ndodh të veprojnë familjarët e tjerë të konkurrentëve