Zbulohet nje tjeter konkurrent i “Kepi i Tundimeve”. Cili konkurrent e ka refuzuar ftesen?

Edhe pak ditë na ndajnë nga programi më i ri që do të nisë në Top Channel. “Kepi i tundimeve” do t’ju shoqërojë gjatë ditëve verore.

Bëhet fjalë për një program do të sjellë në ekran aventurën e pesë vajzave dhe pesë djemve të cilët duhet të rrinë me bikini gjatë gjithë kohës, teksa jetojnë në një vilë të përbashkët.

Ditën e djeshme e ftuar në programin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”, autorja Olsa Muahmeti zbuloi disa detaje të reja.

Pas shumë zërave, më në fund ajo konfirmoi pjesëmarrjen e ish-konkurentit të “Përputhen”, Atdhe Xharavina.

Olsa gjithashtu zbuloi për here të parë edhe emrin e një personazhi të cilit i kishte bërë ftesë por ai e kishte refuzuar. Bëhet fjalë për Andi Artanin, edhe ky ish-konkurent i “Përputhen”.

“Për mendimin tim do ti bënte mire ta kishte pranuar ftesën time, por kjo gjë mbetet në dëshirën e secilit”, përfundoi Olsa.