Anetarja e jurise ne “Dancing with the stars”, Valbona Selimllari, ka qene e ftuar mengjesin e sotem ne “Wake Up” per te folur nder te tjera per eksperiencen aktuale ne spektaklin e kercimit.
Me heret, ish-missi eshte shprehur se nuk e pelqen fare kur e imitojne ndaj ajo u ngacmua pak per kete pjese.
Persa i perket imitimit qe Xhemi Shehu i ben ne “Portokalli”, Valbona u shpreh se as nuk e ka pare fare, edhe pse normalisht eshte ne dijeni se ajo e imiton.
“Nuk e kam pare asnjehere. Xhemi eshte e bukur, e mire, e embel, ndaj me imiton. Dua te jem e sinqerte, mua nuk me pelqen te me imitojne. Fare, fare, fare…Nuk e kam qejf. Jam natyre qe ne pergjithesi nuk bej shume shaka. I pranoj, por nuk bej shaka me njerezit dhe as nuk dua te bejne shaka me mua. Nuk i keqkuptoj, por nuk me pelqen.”-tha ajo.