Adele ka një “zemër të dobët” kur vjen puna te dashuria. Në shfaqjen e fundit në Las Vegas, këngëtarja shpërtheu në lot kur pa një burrë i cili i mbante në telefon foton e gruas së tij të ndjerë, duke i “treguar” shfaqjen.
Pasi këndoi për pak çaste, Adele u pa me sytë në lot dhe ia dedikoi performancën e saj burrit që qëndronte në turmë dhe më vonë, u shpreh: “Kur po ecja në mes të turmës, pashë diçka që do të doja ta shihnit edhe ju. Pashë një burrë, i cili është atje, duke mbajtur telefonin sipër. Mendoj se ishte gruaja e tij në ekran dhe kjo më preku shumë”, u shpreh artistja.
Ajo supozoi se gruaja e tij kishte ndërruar jetë, ndaj shtoi: “Më vjen shumë keq për humbjen tënde dhe nuk e dija që po i tregoje performancën, derisa erdha këtu sipër”, u shpreh mes lotësh Adele.
Burri qëndronte në turmë dhe ndiente muzikën, me telefonin sipër, duke përjetuar performancën së bashku me personin e zemrës dhe ky moment special u postua në TikTok dhe Twitter, duke prekur edhe të tjerë njerëz, të cilët e cilësuan veprimin si “gjesti i dashurisë së vërtetë”.